Komuna e Gjakovës për djegien e muzeut: Të gjitha elementet historike e artistike kanë shpëtuar

Komuna e Gjakovës përmes një njoftimi kanë bërë të ditur se në objektin e djegur të muzeut të muzikës nuk ka pasur ndonjë artefakt dhe të gjitha elementet historike e artistike kanë shpëtuar.

Komuna ngjarjen e sotme e quajti lajm të keq për qytetin, derisa thekson se presin hetimin për të kuptuar shkaqet e zjarrit.

“Ajo çfarë ka ndodhur sonte me objektin e Tabhanës, është një lajm i keq për Gjakovën, lajm i cili na ka shokuar e indinjuar të gjithëve. E presim hetimin e policisë për ta kuptuar shkakun e zjarrit. Përveç keqardhjes, në këtë moment është i rëndësishëm fakti se në objektin e djegur nuk ka qenë asnjë artefakt i muzeut të muzikës. Pra, të gjitha elementet që kanë vlera historike e artistike kanë shpëtuar”- thuhet në njoftimin e komunës.

Komuna tutje potencon se objekti i Tabhanës do të ri-ndërtohet vitin tjetër nga buxheti komunal.

Në orët e pasdites objekti i muzeut të Muzikës në Gjakovë është përfshirë nga zjarri.

Digjet muzeu i muzikës në Gjakovë – VIDEO