Dhunohet një e mitur në Gjakovë, arrestohen një grua dhe një burrë  

Dje në orët e mëngjesit një vajzë e mitur ka treguar se ishte abuzuar dhe dhunuar nga disa persona të panjohur në Gjakovë.

E mitura, i ka thënë policisë se ishte dhunuar në lokacione të ndryshme.

Zëdhënësi i Policisë në Gjakovë, Sheremet Elezaj për KALLXO.com ka thënë se rasti është iniciuar gjatë ditës së djeshme ndërsa rreth orës 9 të mëngjesit viktima është dëgjuar në stacion policorë në prezencë edhe të zyrtarëve të tjerë të institucioneve të tjera.

Elezaj ka thënë për KALLXO.com se deri më tani janë arrestuar dy persona një grua dhe një burrë nën dyshimin se janë të përfshirë në rast.

“Veprimet e nevojshme hetimore janë kryer në koordinim me prokurorin e shtetit, me vendimin e të cilit të dyshuarit janë ndaluar në mbajtje si dhe është iniciuar rast për keqtrajtim apo braktisje të fëmijës dhe dhuni”- ka thënë Elezaj për KALLXO.com.