Ilustrim

Detaje nga plagosja e mbrëmshme në Ulpianë

 

Një person i dyshuar është arrestuar mbrëmë në lagjen ‘Ulpiana’ në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se i njëjti është arrestuar nën dyshimin se ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër, i cili ka mbetur i plagosur.

I plagosuri është dërguar në QKUK për të marrë tretman mjekësor, ndërsa Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur një gëzhojë dhe një predhë, të cilat janë konfiskuar nga ana e Policisë.

Përveç kësaj, nga i dyshuari Policia ka konfiskuar edhe armën me 23 fishekë 9 milimetërsh.

Sipas mjekësve, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje në Polici. Rasti është cilësuar si vrasje në tentativë.