Arkiv - Ivan Todosijeviq - Ish ministër

Dënohet për mosdeklarim të pasurisë ish-ministri serb që e quajti trillim Masakrën e Reçakut

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Listës Serbe dhe ish-ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviq, është dënuar me 3 muaj burg me kusht dhe me 800 euro gjobë për mosdeklarim të pasurisë për vitin 2020.

Todosojeviq kishte punuar fajësinë për veprën penale të mosdeklarimit të pasurisë.

Vendimi në këtë rast është marrë më 15.02.2024 nga gjyqtari Sabit Sadikaj.

Todosijeviq akuzohej që në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Kosovës më 31.03.2021, në formularin për deklarimin e pasurisë për vitin 2020 nuk i kishte paraqitur të dhënat e kërkuara, në formularin që e ka pasur për obligim ta deklarojë pasurinë, të ardhurat apo detyrimet financiare.

Prokurori Besnik Jakupi në gjykim kishte deklaruar se “ i pandehuri nuk i ka deklaruar pronat të cilat kanë qenë të evidentuara në emër të prindit të tij”.

Më 12.07.2023, Gjykata Supreme e kishte liruar nga akuzat ish-ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviq, i cili ishte i akuzuar për nxitje të urrejtjes për një deklaratë të dhënë në vitin 2019, kur e kishte quajtur trillim Masakrën e Reçakut të 15 janarit 1999.

Ivan Todosijeviq është anëtar i kryesisë së Listës Serbe.