Policia e Kosovës

Deçan, gruaja raporton zhdukjen e burrit

Një grua nga fshati Carrabreg i ulët në Deçan ka raportuar në Polici se burri i saj është zhdukur.

Sipas saj, ai nuk është kthyer në shtëpi dhe nuk ka qasje në telefon.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:00.

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.