Dafina Gexha - Bunjaku emërohet ushtruese e detyrës së ministres së Shëndetësisë

Dafina Gexha-Bunjaku sot është emëruar ushtruese e detyrës së ministres së Shëndetësisë.

Sipas njoftimit të Qeverisë, kryeministri Albin Kurti e ka emëruar Gexha-Bunjakun në këtë pozitë pas dorëheqjes së Rifat Latifit.

Ajo deri tash ka mbajtur postin e zëvendësministres në këtë ministri.

Gexha – Bunjaku e ka mbajtur pozitën e zëvendësministres për pak kohë edhe pas dorëheqjes së Arben Vitisë në vitin 2021.