COVID-19: Shërohen edhe tre qytetarë të Vushtrrisë

Tre qytetarë nga fshati  Studime e Ulët të Vushtrrisë, të cilët kanë qenë të infektuar me COVID-19, janë shëruar plotësisht.

Kështu ka njoftuar kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

“Aktualisht në Vushtrri janë 17 qytetarë të infektuar me coronavirus ndërsa ne lutemi dhe të gjithëve ju urojmë shërim të plotë.Puna e përbashkët e jona, masat tona bashkë me ato të propozuara nga IKSHPK e të vendosura nga MSH po funksionojnë”, ka njoftuar Tahiri.

Ai tutje ëshë lutur që të mos ketë raste të reja duke shtuar se nëse shfaqen raste të tjera komuna e Vushtrrisë mund të hyjë në karantinë.

“Lutemi që të mos ketë raste të reja sepse i tërë qyteti mundet me hy në karantinë me vendim të MSH. Prandaj ju lutemi, Rrinshpi mbaje distancën ruaje vetën, kujdesu për familjen, ruaje qytetin”, ka shkruar Tahiri.

Aktualisht në Kosovë, 283 raste të raportuar pozitive me coronavirus.