FOTO - KALLXO.com - Pamje në Prishtinë - Arkiv

Cilësia e ajrit sot në Prishtinë

Prishtina po vazhdon të përballet me ndotje të lartë të ajrit si pasojë e mjegullës.

Sipas matjeve të fundit që ka bërë matësi për cilësinë e ajrit pranë Ministrisë së Arsimit, të dhënat tregojnë “AQI i ndotur PM2.5”.

Cilësia jo e mirë e ajrit në Kosovë është ndër kontribuuesit kryesorë për problemet shëndetësore si: astma, bronkiti kronik, sulmi në zemër dhe tensioni i lartë.

Ekspertët e shëndetit bëjnë apel që personat te shmangin daljet kur ajri është i ndotur.

Për të dhëna të detajuara dhe monitorimin dhe parashikimin e cilësisë e ajrit mund të informoheni duke klikuar në portalin e IHMK-së: airqualitykosova.rks-gov.net

Po ashtu për informata rreth ndikimit të ajrit në shëndetin tuaj mund të klikoni në portalin e IKShPK-së: ajri.niph-rks.org/sq/airquality-sq

Ju mund ta shkarkoni në pajisjen tuaj smart edhe aplikacionin për monitorimin dhe parashikimin e cilësisë ajrit Air Quality in Kosovo në platformat iOS App Store dhe Android Play Store.

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.