Buxheti i 2024 – Mbi 850 milionë për investime kapitale e 742 milionë për komunat

Qeveria ka miratuar projektligjin për miratim të buxhetit për vitin 2024 i cili pritet të jetë 3 miliardë e 314 milionë euro.

Nga ky buxhet, kryeministri Kurti ka njoftuar se kanë ndarë 860 milionë euro për investime kapitale.

Poashtu, Kurti ka informuar se 742 milionë buxhet do të ndahen për komunat në buxhetin e vitit 2024.

Ky buxhet tani do i procedohet Kuvendit të Kosovës për miratim.

Buxheti i Kosovës në vitin 2023 ka qenë 3 miliardë e 212 milionë euro.

Qeveria miraton buxhetin e 2024 me vlerë 3.3 milardë euro