Qeveria miraton buxhetin e 2024 me vlerë 3.3 milardë euro

3 miliardë e 314 milionë euro do të jetë buxheti i Republikës së Kosovës për vitin 2024.

Kështu deklaroi kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë e cila po mbahet me pikën e vetme të rendit të ditës mbi ndarjen buxhetore për buxhetin e vitit të ardhshëm.

“Menaxhuam pandeminë, tejkaluam krizën energjetike dhe ndihmuam qytetarët për t’u përballur me inflacionin.  Jo vetëm qe menaxhuam këto kriza me sukses, por arritem edhe të rrisim ekonominë dhe vendet e punës si asnjëherë më parë. Për këta 31 muaj të mandatit tonë, ekonomisë sonë ju shtua 60 mijë vende të punës, ku gjysma e të punësuarve janë të rinj e të reja në moshën 25 vjeçare. Kjo si rezultat i politikave e masave të suksesshme” – ka thënë mes tjerash Kurti.

Buxheti i Kosovës ka qenë 3 miliardë e 212 milionë euro në 2023.