Aeroport Ilustrim
Bullgaria dhe Rumania i bashkohen pjesërisht Schengenit
Bullgaria dhe Rumania u anëtarësuan zyrtarisht në zonën e lëvizjes së lirë Shengen, duke iu bashkuar pjesës tjetër të Evropës duke udhëtuar lirshëm nga ajri dhe deti pa kontrolle kufitare, por jo nga toka.
Kjo për shkak të një veto të Austrisë, pasi Vjena ka argumentuar se rrugët tokësore të Rumanisë dhe Bullgarisë mund t’ua bëjnë më të lehtë migrantëve, jo-shtetasë të BE-së të hyjnë në shtetet e tjera të BE-së.
“Ky është një sukses i madh për të dy vendet dhe një moment historik për zonën Shengen – zona më e madhe e lëvizjes së lirë në botë. Së bashku, ne po ndërtojmë një Evropë më të fortë, më të bashkuar për të gjithë qytetarët tanë”- ka shkruar në rrjetin social “X” presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Today, Bulgaria and Romania join the Schengen family.
I welcome the lifting of internal air and sea border checks.
This is a great success for the people of both countries.
It also benefits millions of EU citizens across Europe.
Making the Schengen area even stronger.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) March 31, 2024
Si Bullgaria, ashtu edhe Rumania, kishin nisur negociatat për të hyrë në Schengen më 2011.