Kurti takoi homologun e tij bullgar, e falënderon për mbështetjen për liberalizimin e vizave

Kryeministri Albin Kurti ka takuar kryeministrin e Bullgarisë Nikolai Denkov, ku po marrin pjesë në Forumin Ekonomik Botëror.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit, thuhet se të dy kryeministrat folën për marrëdhëniet në mes të dyja vendeve.

“Së bashku folën për marrëdhëniet bilaterale, për 13 marrëveshjet e nënshkruara deri më tani ndërmjet dy vendeve dhe 7 të tjera që janë në proces të finalizimit, për bashkëpunim ndërshtetëror dhe rajonal si dhe situatën e sigurisë në rajon”, – thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Aty thuhet se kryeministri Kurti falënderoj homologun e tij bullgar për mbështetjen që Bullgaria i ka dhënë Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave, për përkrahjen aktive në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe për kontributin në fushën e sigurisë e mbrojtjes përmes pjesëmarrjes së saj në misionin e KFOR-it.

Kurti udhëton për në Zvicër, merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror