Shefi për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian Josep Borrell.

Borrell për liberalizimin e vizave: Vendim historik, sjell përfitime të rëndësishme për Kosovën

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell thotë se sot hyn në fuqi një vendim historik i BE-së, duke iu referuar liberalizimit të vizave.

Borrell thotë se nga sot, qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë në BE pa viza, teksa thekson se kjo sjell përfitime të rëndësishme për Kosovën po ashtu edhe për BE-në.

“Hyn në fuqi një vendim historik i BE-së. Qytetarët e Kosovës nga sot mund të udhëtojnë në BE pa viza. Kjo sjell përfitime të rëndësishme si për Kosovën ashtu edhe për BE-në. I gjithë Ballkani Perëndimor tashmë është i lidhur me zonën Shengen përmes liberalizimit të vizave”- ka shkruar Borrell në platformën X.

Qytetarët kosovarë nga sot do të mund të udhëtojnë në zonën Schengen, pa pasur nevojë për t’u pajisur me viza.

Ky vendim u nënshkrua më 19 prill nga përfaqësuesit e Parlamentit Evropian dhe ata të Këshillit të BE-së.

Saga për lëvizjen e lirë, çka duhet ditur kosovarët nga 1 janari? – VIDEO