Kryeministri Kurti me dy zyrtarët e tjerë shtetëror duke bërë homazhe tek vendi ku ishte vrarë polici Enver Zymberi | Foto: 06.09.2022
Baneri që u gjetë në vendin ku u vra Enver Zymberi (FOTO)
Ditë më parë, kryeministri i vendit, Albin Kurti së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, viztuan vendin ku 11 vjet më parë vdiq pjesëtari i Policisë së Kosovës, Enver Zymberi, në veri të vendit.
Por, në vendin ku qëndruan kryeministri e ministri u gjetë një baner në gjuhën serbe i cili shkruante: Këtu jemi! Mos u shqetësoni! Po presim! t’ju mbrojmë!.
Për këtë rast njoftoi sot edhe Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.
“Janë shkruar grafitë (parulla)- “Këtu jemi” në gjuhën serbe dhe flamuri i Serbisë. Këto grafite janë hasur në vendin e rënies së heroit Enver Zymberi. Po ashtu, aty janë shkatërruar kurora me lule që ishin vendosur ditë më parë në atë vend. Nuk raportohet për të arrestuar” – thuhet në njoftimin e forcave të rendit.
Vendi ku kishte vdekur Enver Zymberi është fshati Varage e Poshtme e Zubin Potokut.
Kurti shkon në veri, bën homazhe te vendi i rënies së Enver Zymberit
www.kallxo.com