Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Avokati i Kilajt: Akuzat e Prokurorisë janë të pabazuara
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës, në Hagë, po vazhdon paraqitjen tij të parë Isni Kilaj, ish-komandanti i UÇK-së, njëherësh ish-kryetar i Malishevës. Ndërsa avokati mbrojtës, Iam Eduards, tha se akuzat e Prokurorisë janë të pabazuara ndaj Kilajt.
Avokati mbrojtës i Kilajt tha se ka parasysh mocionin e Prokurorisë, i cili thotë se ai duhet të mbahet i ndaluar duke propozuar që të paraqitet në fund të ditës së sotme që të keni parashtrimin përpara se të vendoset që Kilaj të vazhdojë të mbahet i ndaluar apo të lirohet (vendim që merret të hënën v.j.), derisa kërkoi që të mos merret vendim pa marrë vështrimin e palës mbrojtëse, raporton RTKLive.
“Parashtrimet janë më të hollësishme, sesa gjithçka tjetër që mund të thosha sot përpara jush” – tha avokati mbrojtës, Iam Eduards.
Megjithatë ai bëri dy parashtrime për të kuptuar, derisa sqaroi se sot nuk ka aktakuzë dhe deklarim apo vetë-deklarim të palës së akuzuar, duke shfaqur dyshimin se por të paraqitur aktakuza mund të kalojnë shumë-shumë muaj.
“Ai do të vazhdojë të jetë në situatë të cenueshme larg nga shtëpia e tij. Ai duhet të presë derisa Prokuroria t’i përfundojë hetimet e veta dhe pastaj të hartojë aktakuzën, derisa ai nuk mund të bëjë asgjë ta detyrojë Prokurorinë ta përshpejtojë këtë proces “ – tha avokati mbrojtës i Kilajt, derisa shtoi se po të kishte aktakuzë, ai do të deklarohej si i pafajshëm.
Tutje, avokati mbrojtës tha se Kilaj është plotësisht i gatshëm të bashkëpunojë me këtë trup gjykues, teksa shtoi se akuzat e Prokurorisë janë të pabazuara ndaj Isni Kilajt.
Isni Kilaj, ish-kryetari i Komunës së Malishevës, është arrestuar të enjten nga Gjykata Speciale.
Siç thuhet në njoftim, arrestimi ka lidhje me vepra të ndryshme penale, duke përfshirë pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare/RTK/.