Ilustrim.

Arrestohet një shtetas i Shqipërisë në Vërmicë, dyshohet për falsifikim të parave

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në orët e parë të mëngjesit një 33-vjeçar në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë, shtetas i Shqipërisë me inicialet R.N. i cili ka qenë i dyshuar për veprën penale “falsifikim parash”.

Policia e Kosovës ka shpjeguar se R.N. ka qenë i kërkuar që nga 22 maji i këtij viti pasi që në këtë datë Policia kishte arrestuar një të dyshuar për ‘falsifikim të parave’ dhe ishin sekuestruar 94 copë kartëmonedhe me ‘vlerë’ nga 50 euro të cilat dyshohej se ishin të falsifikuara.

Gjatë hetimit e trajtimit të rastit, hetuesit policorë ishin vënë në kërkim edhe të personave tjerë të dyshuar për përfshirje në për këtë vepër penale.

Policia ka bërë të ditur se pas intervistimit në prezencën e avokatit mbrojtës, 33-vjeçari R.N me aktvendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.