
FOTO: Policia e Kosovës, Facebook.
Prishtinë, një gruaje i gjenden në çantë 4,700 euro që dyshohet se janë të falsifikuara
06.4.2023 - 23:08
Policia ka njoftuar se falë bashkëpunimit me qytetarë, hetuesit policorë në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë sot kanë arritur të sigurojnë informata dhe prova se në grua 36-vjeçare me inicialet N.B. ka tentuar të bëjë shpërndarjen e një sasie të parave të falsifikuara.
Sipas Policisë, në çantën e të dyshuarës janë gjetur katër mijë e shtatëqind euro që kanë qenë 47 kartëmonedha nga 100 euro të cilat dyshohet se janë të falsifikuara si dhe një elektroshok.
“Ndaj të dyshuarës është iniciuar rasti ‘falsifikimi i parasë’. Ajo është intervistuar dhe me aktvendim nga prokurori e njëjta është dërguar në mbajtje deri në 48 orë” – është thënë në njoftimin e Policisë.


