Ilustrim - Foto: Policia e Kosovës

Dyshohet se 7,380 monedha dy euroshe të falsifikuara u deponuan në një bankë në Podujevë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një punëtore e një banke në Podujevë ka raportuar për 7,380 monedha metalike nga 2 euro, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Ngjarja sipas Policisë ka ndodhur në Podujevë rrugën “Bulevardi i Dëshmorëve”, më 13.02.2024, rreth orës 10:00.

Sipas raportimit të ankueses, paratë dyshohet se janë deponuar në bankë nga klientë të ndryshëm gjatë një periudhe 5-vjeçare.

Ndërsa, në raportin policor thuhet se lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Rasti është duke u hetuar si falsifikim i parasë.