Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Arrestohet një burrë në Prishtinë, dyshohet për sulm seksual 

Dje gjatë ditës në Prishtinë një burrë është arrestuar nga organet e rendit nën dyshimin se ka kryer veprën penale të sulmit seksual. 

Ngjarja është regjistruar rreth orës 12:30 të ditës së hënë. 

Burri sipas policisë është arrestuar pasi dyshohet se kishte sulmuar seksualisht një grua. 

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar në Prokurorinë Themelore të Prishtinës. 

Në konsultim me prokurorin, janë kryer edhe ekzaminimet e nevojshme në lidhje me rastin. 

I dyshuari është intervistuar nga policët e më pas me urdhër të prokurorit është dërguar edhe në mbajtje për 48 orë.