Ilustrim

Arrestohet djali, dyshohet se sulmoi nënën e kërcënoi familjarë të tjerë

Një person është arrestuar nën dyshimet për dhunë në familje dhe kanosje.

Kjo pasi që i njëjti sipas raportit ditor të policisë, po dyshohet se mbrëmjen e 23 nëntorit ka sulmuar fizikisht nënën e tij e më pas ka kërcënuar edhe anëtarë të tjerë të familjes.

Policia gjithashtu ka njoftuar se i dyshuari ka qenë duke marrë edhe tretman mjekësor të vazhdueshëm për shkak se vuan nga problem psikike.

Pas arrestimit dhe intervistimit të të dyshuarit, prokurori kujdestar ka vendosur që të njëjtin ta dërgoj në mbajtje.