Arma e sekuestruar në Sllovi të Lipjanit. Foto: Policia e Kosovës

Arrestohen tre burra në Sllovi të Lipjanit, dyshohen për lëndim të lehtë trupor

Tre burra nga fshati Sllovi i Lipjanit janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer veprën penale – lëndim i lehtë trupor.

Të dyshuarit F.B., 62-vjeçar, Z.B., 50-vjeçar, P.B., 34-vjeçar, sipas Policisë kanëkryer veprën penale sot rreth orës 08:00.

Pas arrestimit të tyre, Policia ka vazhduar angazhimet e nevojshme hetimore me ç’rast në një operacion për bastisje ka sekuestruar një revole me gaz të tipit Ekol Special si dhe pesë copë fishekë.

Në njoftimin e PK-së është thënë se me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit të dyshuarit u dërguan në qendrën e mbajtjes prër 48-orë.

Po ashtu është thënë se përderisa Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar hetim në drejtim të veprave penale – lëndim i lehtë trupor si dhe armëmbajtje pa leje.