Ansambli 'Shota' shpërblehet në Bullgari (FOTO)

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota”, është shpërblyer me çmimet më të rëndësishme të festivalit “Vitosha folk fest 2018” në Bullgari, thuhet në njoftimin e ansamblit në “Facebook”.

Ky festival u mbajt mbrëmë në Sofje të Bullgarisë. Ata kanë arritur që të rrëmbejnë tre çmimet kryesore, duke filluar me çmimin e parë, koreografia më e mirë dhe muzika më e mirë.

“Në konkurrencë jashtëzakonisht të fortë, në festivalin “Vitosha folk fest 2018” Ansambli ynë kombëtar i këngëve dhe valleve “SHOTA” edhe njëherë dëshmoi se është institucioni kulturor më reprezentativ në vend, duke rrëmbyer çmimet më të rëndësishme të këtij festivali ndërkombëtar me traditë siç janë : Best Koreografi, Best Music dhe Festival 1-st Prize”, thuhet në njoftimin e ansamblit.