Ansambli 'Shota' mban sot koncertin e fundvitit, rikthen vallen e ‘Peshkatarit’
Ansambli i Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota”, do të shfaqë sot duke filluar nga ora 19:00, koncertin e fundvitit.
Përmes një njoftimi, nga Ansambli kanë thënë se ky koncert ndër të tjerash do të risjell edhe koreografi të njohura të bërë më parë nga ky ansambël.
Përmes një njoftimin, “Shota” bën të ditur se gjatë koncertit të sotëm do të prezantohen krijimet më të arritura të këtij ansambël, duke rikthyer pas shumë vitesh edhe vallen “Peshkatari”.
“Programi i këtij koncerti është i pasur me shumë pika përformuese nga trupa e Ansamblit, ku ndër tjerash këtë vit do të rikthejmë edhe vallen “Peshkatari” pas 20 vitesh e krijuar nga koreografi Haki Mulliqi” – thuhet në njoftimin e Shotës.
Koncerti do të mbahet në Amfiteatrin e Teatrit Kombëtar në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.