Vizita e Akademisë Mbretërore në Ansamblin ‘Shota’. Foto: Shota.

Një delegacion i Akademisë Mbretërore britanike vizitoi Ansamblin ‘Shota'

Një delegacion i Akademisë Mbretërore të Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar ka vizituar të mërkurën Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota” në Kosovë.

Ansambli, “Shota” ka bërë të ditur se delegacioni i Akademisë Mbretërore i kryesuar nga admirali Richard Anthony Murrison , përcjell edhe nga stafi i Ambasadës britanike janë pritur nga drejtori i “Shotës” dhe trupa artistike.

Për mysafirët trupa e ansamblit ka shfaqur një program artistik.

“Ne jemi të nderuar me vizitën e dytë të Akademisë Mbretërore këtu, pas asaj të vitit 2016  dhe është kënaqësi e veçantë për pjesëtarët e Ansamblit tonë, që të ju mirëpresim dhe të shfaqim një program artistik për ju”, ka thënë Shefqet Gjocaj nga ansambli.

Ndërkaq admirali Murrison ka vlerësuar pritjen e bërë në ansambël.

“Po vijmë këtu nga një vizitë që patëm në Muzeun e Kosovës dhe nga një pritje e mrekullueshme që na e ofroj dje presidentja e Kosovës znj. Vjosa Osmani dhe jemi të mrekulluar nga pritja e ngrohtë dhe programi që pamë. Është e kotë që të lexosh në google dhe në libra apo të dëgjosh rrëfime për një kulturë dhe një popull. Duhet ta ‘prekesh’ atë dhe ta ndjesh nga afër, nëse do të kesh ide më të qartë”, ka thënë Murrison.

Në përbërje të delegacionit kishte vijues të Akademisë mbretërore përfaqësues të shumë shteteve të botës si SHBA, Japonia, Arabia Saudite, Omani, India, Pakistani, Zelanda e re, Izraeli dhe Mongolia.

Vizita e Akademisë Mbretërore në Ansamblin ‘Shota’. Foto: Shota.
Vizita e Akademisë Mbretërore në Ansamblin ‘Shota’. Foto: Shota.