Nicholas Abbott

Ambasadori britanik mirëpret vendimin e Qeverisë për emërimin e Kryeshefit të Agjencisë së Akreditimit

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, ka mirëpritur emërimin e Naim Gashit në krye të Agjencisë Kosovare të Akreditimit.

“Mirëpres vendimin e sotëm të Qeverisë së Kosovës për emërimin e Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë Kosovare të Akreditimit. Rekrutimi për këtë pozitë ishte mbështetur nga Projekti ynë i Rekrutimit në vitin 2018; por që atëherë, kishte mbetur i papërmbyllur me emërim”, thuhet në reagimin e Ambasadorit britanik.

“Emërimi i sotëm është shenjë pozitive që dërgon Qeveria për depolitizim dhe respektim të parimit të meritokracisë në emërime të larta. Kosova përparon vetëm me transparencë, meritokraci, qeverisje të mirë dhe llogaridhënje. Mbretëria e Bashkuar është e lumtur t’ju ndihmojë në këtë rrugëtim”, thuhet në postimin e tij në Facebook.

Sot, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e pestë njoftoi për zgjedhjen e Naim Gashit në krye të AKA-së.

Këshilli Shtetëror i Cilësisë kërkon ‘zëvendësimin e menjëhershëm’ të UD Drejtores së AKA-së

www.kallxo.com