VIDEO - Abbott reciton poezinë ‘Mëmëdheu’ të Andon Zako Çajupit

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovës, Nicholas Abbott ka recituar në shqip poezinë “Mëmëdheu” të Andon Zako Çajupit.

Leximin e “Mëmëdheu”-t, Abbott e publikoi në platformën X (ish-Twitter).

Këtë video, Abbott e publikoi pas videos përshëndetëse me rastin e përfundimit të mandatit të tij si ambasador në Kosovë.

Poezia e plotë:

MËMËDHEU

Mëmëdhe quhetë toka
ku më ka rënurë koka,
ku kam dashur mëm’e atë,
ku më njeh dhe gur’ i thatë
ku kam pasurë shtëpinë,
ku kam njohur perëndinë,
stërgjyshët ku kanë qënë
dhe varret q’i kanë vënë,
ku jam rritur me thërrime
ku kam folur gjuhën time,
ku kam fis e ku kam farë,
ku kam qeshur, ku kam qarë,
ku rroj me gas e me shpres,
ku kam dëshirë të vdes.

Abbot me video përshëndetëse: Ju siguroj që gjithmonë do jeni në zemrat tona