Ambasadorët e ShBA-së në shtetet e Ballkanit, Foto: Nathalie Rayes/X
Ambasadorët e ShBA-së dhe ata të Ballkanit diskutuan për mbështetjen e një Kosove sovrane, demokratike
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka njoftuar se kanë bërë diskutime të dobishme me kolegët e tij ambasadorë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në shtetet e Ballkanit, në kuadër të Konferencës Regjionale të Shefit të Misioneve.
Ambasadori Hovenier ka treguar se diskutimet me ambasadorët amerikanë të shteteve të Ballkanit janë bërë edhe për koordinimin e përpjekjeve të ShBA-së për të mbështetur një Kosovë sovrane.
Njoftimin e tij, Hovenier e ka bërë duke ndarë një njoftim të kolegës së tij, amabsadores së ShBA-së në Kroaci, Nathalie Rayes.
“Diskutime të dobishme me shokë dhe kolegë në dy ditët e fundit në Konferencën tonë Regjionale të Shefit të Misioneve, duke koordinuar përpjekjet e ShBA-së për të mbështetur paqen dhe sigurinë në regjion, duke përfshirë mbështetjen për një Kosovë sovrane, demoratike dhe multietnike” – ka shkruar Hovenier në platformën X, më 27.09.2024.
Sipas njoftimit të Rayes, në Konferencën Regjionale të Shefit të Misioneve po bëjnë pjesë ambasadorët e ShBA-së nga Shqipëria, Bosnja Herecegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e veriut e Serbia.
“E lumtur t’i mirëpresë kolegët e mi të nderuar nga Shqipëria, Bosnja Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia në Zagreb, për Konferencën Regjionale të Shefit të Misioneve. Mezi pres diskutime produktive në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Zagreb” – ka shkruar Rayes, më 26.09.2024.