Aksion i Inspektoratit të Punës, inspektohen ndërtimet në disa lokacione në Prishtinë

Në emisionin “Kallxo Përnime” është duke u transmetuar hulumtimi për sigurinë në punë.

Arton Çerkini së bashku me inspektorë të tjerë nga Inspektorati i Punës  do të kryejnë inspektime në disa punishte të ndërtimit në Prishtinë në lidhje me sigurinë e punëtorëve dhe marrëdhëniet e tyre të punës.

Dyshimet janë që punëtorët po punojnë në masa të dobëta të sigurisë dhe pa kontrata të punës.

Regjistri në ATK në njërën nga lokacionet e inspektuara  tregon se të gjithë punëtorët janë më kontrata të punës. Por për t’u siguruar Inspektorati i Punës kërkon të dhëna shtesë.

Sipas ligjit të gjithë punëtorët në kantiere të punës duhet të jenë të pajisur me helmeta mbrojtëse.

Gjatë xhirimit në këtë vendpunishte ekipi i KALLXO.com vërën se disa punëtorë përkundër të pranisë së Inspektoratit të Punës, ata lëvizin pa helmeta.

Në lokacionin tjetër, Inspektorati i Punës gjenë parregullsi gjatë sigurimit të vendit të punës.

Në kantierin në të cilin është duke u kryer ndërtim i lartë është mosmbyllja e kornizave të ashensorëve.

Sipas inspektorit, Arton Çerkini, kjo parregullësi shkakton rreth 60% të vdekjeve në vend të punës.

“Rregullat kërkojnë që të shmangin hapësirat që punëtoret mund të rrëshqasin, shkallët dhe liftet, hasen probleme të disa hapësirave në të cilën punëtorët mund të bien.  Punëdhënësi duhet të planifikoj të gjitha masat e sigurisë në vendin e punës. Një prej parregullsive kornizat e lifteve zakonisht prej statistikave 60 ndodhen tek kornizat e lifteve sepse shumica e punëdhënësve apo pune kryeseve bëjnë furnizimet përmes kornizave të lifteve. Shumica e punëtorëve duke u ngjitur lartë shumë herë prej pakujdesisë prej hyrjes për të zbritur kalojnë tek kornizat e lifteve sepse janë afër. Kornizat duhet të jenë të mbyllura dhe nuk duhet të ketë askush qasje”, tha ai.