Nikçi: Punëtori që vdiq dje në vendin e punës, pasojë e mungesës së masave të sigurisë

Vdekja e punëtorit në vendin e punës, për të cilin u raportua sot, ka ndodhur si pasojë e mungesës së masave të sigurisë, ka thënë Kryeinspektori i Punës, Hekuran Nikçi.

“I ndjeri ne momentin e aksidentit ka qenë duke punuar në katin e 3-të të një ndërtese të banueshme, private, në ballkonin e banesës, ku në mungesë të masave të sigurisë në punë ka ra nga ballkoni i banesës” – tha Nikçi për KALLXO.com.

Ai tregoi se ngjarja tragjike  ka ndodhur dje rreth orës 13:25 në rrugën ‘Mark Dizdari’ në Ulpianë, Prishtinë.

Policia e Kosovës sot ka njoftuar se viktima ishte dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku nga mjeku është konstatuar vdekja e tij.

Policia ka thënë se në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore kanë dalë inspektorët e punës dhe prokurori i shtetit, i cili e kishte cilësuar rastin ai asgjësim, dëmtim ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës.

Tutje është thënë se me urdhër të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

 

Vdes një person në vendin e punës në Prishtinë