Aksidentohet vetura dhe kamioni në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen katër persona

Rreth orës 13:30 të së hënës ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën magjistrale Prishtinë – Gjilan.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti tha për KALLXO.com se në aksident kanë qenë të përfshirë dy automjete, njëra nga to kamion dhe tjetra veturë.

Sipas Ahmetit, automjetet kanë qenë në lëvizje.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona” – tha zëdhënësja Flora Ahmeti.

Me këtë rast po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.