Pejë, një i vdekur në një aksident trafiku

Një person ka humbur jetën më 08.03.2024 në një aksident trafiku në fshatin Poqestë të Pejës.

Lajmi për KALLXO.com është konfirmuar nga Fadil Gashi, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës.

“Rreth orës 18:10 policia është njoftuar për një vetaksident në fshatin Poqestë të Pejës. Policia ka dalë në vend të ngjarjes, ndërsa i lënduar është dërguar në Spitalin e Pejës, ku vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar” – ka thënë zëdhënësi Gashi për KALLXO.com.

Gashi ka thënë se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente për zbardhjen e rastit.