array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Video e manipuluar për ish-ministrin dhe ish-krerët e institucioneve të Kosovës 

Deklarata

“Qeverite e kaluara dhe Qeverite e tashme”

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Me kos

Video me përshkrimin “Qeverite e kaluara dhe Qeverite e tashme” është e manipuluar. Diskutimi ““’Çka po thotë?’ ‘Kurgjo veti për ty.’ ‘Çka i the ti’ ‘Ti a nuk je tu ni apo qka e ki problemin’” është e fabrikuar. Në videon reale nuk dëgjohen duke diskutuar me tone të ashpëra ish-ministri i Tregtisë, Bujar Hasani dhe ministri aktual i Kulturës, Hajrullah Çeku. Krypometër pas analizimit të videos ka konstatuar se zëri i ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi është fabrikuar, pasi në videon origjinale, ish-presidenti nuk thotë “pronto.

Artikulli

Më 29 janar 2024, në grupin  në Facebook “Vetëvendosje me ♥” (arkiva) është publikuar një video-material, në të cilën shihen ish-ministri i Tregtisë, Bujar Hasani, ish-presidenti Hashim Thaçi si dhe udhëheqës aktual të vendit, Vjosa Osmani e Albin Kurti.

Video e publikuar më 29 janar 2024 fillimisht ishte publikuar në Facebook më 2 maj 2021 me mbishkrimin “Qeverite e kaluara dhe Qeverite e tashme”.

Në minutat e parë të videos, ish-ministri i Tregtisë, Bujar Hasani pretendohet të ketë biseduar me Hajrulla Çekun. 

“’Çka po thotë?’ ‘Kurgjo veti për ty.’ ‘Çka i the ti’ ‘Ti a nuk je tu ni apo qka e ki problemin’”- pretendohet se është biseda në mes dy personave.

Për të sqaruar përmbajtjen e videos, Krypometër ka kontaktuar me Hajrulla Çeku, i cili aktualisht mban pozitën e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë.

Çeku tha se zëri që dëgjohet në minutat e parë të videos nuk është i tiji dhe i ish-ministrit Hasani.

“Është ajo mbledhja që është mbajtë në Sofje në samit të BE-së. Unë kam qenë  prej Shqipërisë atëherë, sepse kam qenë në Qeveri të Edi Ramës. Por ai është zë i montuar, nuk është zëri jonë. Unë atëherë nuk e kam pas as të lëshuar mikrofonin”- tha Çeku në një bisedë për Krypometrin.

Krypometër pas hulumtimit në internet ka gjetur videon origjinale që tregon se biseda mes Hasanit dhe Çekut nuk është zhvilluar ashtu siç është pretenduar nga faqja.

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, në vitin 2018 kishte promovuar turizmin e Kosovës para ministrave të vendeve të BE-së. Mirëpo gjatë fjalimit të tij në gjuhën shqipe, ai ishte ndërprerë pasi nuk kishte përkthim.

Nga Hasani ishte kërkuar që të vazhdojë fjalimin e tij në gjuhën angleze ose ndonjë tjetër gjuhë zyrtare.

Hasani në pamundësi të vazhdonte fjalimin e tij në gjuhën angleze, kishte folur në shqip derisa kolegu pranë tij pati marrë përsipër të përkthej në anglisht për të kuptuar të tjerët.

Ndërkaq në minutën 0:13, në video material pretendohet se ish-presidenti Hashim Thaçi është përgjigur në një telefonatë në vitet e 90-ta duke thënë “Alo Pronto”.

Krypometër pas analizimit të videos ka konstatuar se zëri është fabrikuar. Kjo pasi përmes hulumtimit në internet është gjetur videoja origjinale e ish-presidentit, në të cilën Thaçi nuk thotë “pronto. Në këtë material që ishte publikuar në emisionin Interaktiv në televizionin KTV, zilja e telefonit nuk dëgjohet duke kumbuar dhe Thaçi shihet vetëm duke kapur telefonin dhe duke thënë fjalët “Po, po, këtu është, vetëm një moment prit,” (minuta 0:57).

Zëri i ish-Presidentit Hashim Thaçi është marrë nga videot e publikuara në Insajderi, në skandalin e njohur si “Pronto”. Në gusht të vitit 2016, portali Insajderi pati publikuar incizime të përgjuara telefonike mes Adem Grabovcit, ish- kryetar i grupit parlamentar të PDK-së, dhe anëtarëve të tjerë të partisë së tij, përfshirë edhe ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli.

Rasti ‘Pronto” në janar të 2022 pati përfunduar me epilog lirues kjo pasi  Gjykata Supreme si gjykata më e lartë në Kosovë e ka liruar nga akuza të dënuarin e vetëm në rastin “Pronto’.

Ilhami Gashi, është liruar nga akuza për dy vepra penale shkelja e statusit të barabartë të shtetasëve dhe banorëve të Republikës së Kosovës nga Gjykata Supreme e Kosovës.

Ndërsa gjykata e shkallës së parë më 3 janar 2020, të pandehurit: Adem Grabovci, Arbenita Pajaziti, Ilhami Gashi, Besim Beqaj, Njazi Kryeziu, Zenun Pajaziti, Fatmir Shurdhaj, Sedat Gashi, Ismet Neziraj, Xhavit Dakaj dhe Rexhë Abazi, i kishte liruar nga akuza për vepra penale në bashkëkryerje: “shkelja e statusit të barabartë të banorëve të Kosovës”.

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi aktulisht po akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Aktakuza fillestare kundër katër të akuzuarve u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe ka pësuar disa ndryshime në vitet që kanë pasuar. Aktakuza aktualisht në fuqi u dorëzua më 27 shkurt 2023. Të katër akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm në lidhur me pretendimet e prokurorisë së Speciales.