array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrena për shërim të diabetit

Deklarata

Diabeti do të largohet nëse ndaloni së ngrëni këto ushqime

Faqja e Internetit

Vlerësimi

Rrenë

Postimi i cili thotë se “Diabeti do të largohet nëse ndaloni së ngrëni këto ushqime” është i rremë. Përkundër paralajmërimit, në artikull nuk tregohet se cilat ushqime nuk duhet të konsumohen për të larguar diabetin. Në artikull nuk tregohen as tri rregulla bazë, siç paralajmërohet në titull. Artikulli citon një mjek fiktiv gjerman, me emrin Rudolf Martin, i cili thotë se diabeti shërohet duke përdorur produktin “DiaTea”. Po ashtu është publikuar edhe një fotografi, gjoja e doktorit Rudolf Martin, por në fakt është e një kardiokirurgu polak, Janusz Skalski.

Artikulli

Më 14 shkurt 2023, në rrjetin social “Facebook”, faqja “My dream world” ka shpërndarë një artikull me mbishkrimin “Diabeti do të largohet nëse ndaloni së ngrëni këto ushqime”.

Në fotografinë e bashkëngjitur shihet një burrë dhe disa ushqime, në të cilën shkruhet “ndiqni këto tre rregulla bazë dhe diabeti do të zhduket”.

Mirëpo, përmbajtja e artikullit të shpërndarë nuk përputhet me fotografinë dhe mbishkrimin.

Përkundër paralajmërimit, në artikull nuk tregohet se cilat ushqime nuk duhet të konsumohen për të larguar diabetin. Në artikull nuk tregohen as tri rregulla bazë, siç  paralajmërohet në titull.

Në fakt, në artikull thuhet se mënyra e trajtimit të diabetit në Kosovë është e gabuar dhe se mënyra më e shpejtë e shërimit të diabetit të tipit 2 është duke përdorur një çaj të quajtur “DiaTea”.

Kjo është bërë duke cituar një mjek fiktiv të quajtur Rudolf Martin, për të cilin thuhet se ka dhënë një intervistë për një televizion kosovar, por nuk tregohet emri i televizionit. Pas kërkimit në internet, nuk kemi gjetur që Rudolf Martini ka dhënë ndonjë intervistë për ndonjë televizion të njohur në Kosovë.

Deri sa në titull thuhet se bëhet fjalë për një endrokrinolog, në artikull përmendet mjeku Martin Rudolf. 

Brenda artikullit është publikuar edhe një fotografi gjoja e Rudolf Martin, por fotografia është e rreme pasi në fotografi është Janusz Skalski, kardiokirug polak.

Gjithë artikulli dhe rekomandimet janë shkruar me qëllim që lexuesit të nxiten të blejnë çajin e quajtur “DiaTea”. Madje, në fund të artikullit, paraqitet një rulet që çdoherë i ofron lexuesit një zbritje të çmimit të çajit në vlerë 50%. 

Aty po ashtu thuhet gjithmonë se kanë mbetur vetëm 5 copë në dispozicion, prandaj duhet porositur sa më shpejt.

Në këtë artikull është përdorur strategjia e njëjtë për tentimin e shitjes së produktit “DiaTea” përmes lajmeve të rreme. Për shitjen e këtij produkti, janë publikuar edhe tre krypometra, më 4 nëntor 2022, 9 nëntor 2022  dhe 30 janar 2023.