array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Tentimi për të shitur çajin përmes informacioneve të rreme 

Deklarata

Metodat e Kosovës për trajtimin e diabetit mellitus janë vetëm befasuese. Një endokrinologe e njohur gjermane ka dhënë një intervistë të sinqertë për një televizion kosovar

Faqja e Internetit

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

Artikulli me titullin “Metodat e Kosovës për trajtimin e diabetit mellitus janë vetëm befasuese. Një endokrinologe e njohur gjermane ka dhënë një intervistë të sinqertë për një televizion kosovar” është i rremë. Personazhet që janë cituar në këtë artikull janë fiktivë. Është përdorë fotografia e Janusz Skalski, kardiokirug polak. I njëjti është cituar si mjek gjerman.

Artikulli

Më 15 janar 2023, faqja e internetit “Shoqëria” ka publikuar një artikull me titullin “Metodat e Kosovës për trajtimin e diabetit mellitus janë vetëm befasuese. Një endokrinologe e njohur gjermane ka dhënë një intervistë të sinqertë për një televizion kosovar”.

Në këtë artikull thuhet se mënyra e trajtimit të diabetit në Kosovë është e gabuar dhe se mënyra më e shpejtë e shërimit të diabetit të tipit 2 është duke përdorur një çaj të quajtur “DiaTea”.

Kjo është bërë duke cituar një mjek fiktiv të quajtur Rudolf Martin, për të cilin thuhet se ka dhënë një intervistë për një televizion kosovar, por nuk tregohet emri i televizionit. Pas kërkimit në internet, nuk kemi gjetur që Rudolf Martini ka dhënë ndonjë intervistë për ndonjë televizion të njohur në Kosovë.

Deri sa në titull thuhet se bëhet fjalë për një mjeke me specializim endrokrinologe, në artikull përmendet mjeku Martin Rudolf. 

Pas një kërkimi në internet rezulton se nuk është ka mjek të njohur gjerman me emër Rudolf Martini. Në fakt, Martin Rudolf është një aktor gjerman.

Në artikullin e publikuar është publikuar një fotografi gjoja e Rudolf Martin, por fotografia është e rreme pasi në fotografi është Janusz Skalski, kardiokirug polak.

Gjithë artikulli dhe rekomandimet janë shkruar me qëllim që lexuesit të nxiten të blerjnë çajin equajtur “DiaTea”. Madje, në fund të artikullit, paraqitet një rulet që çdoherë i ofron lexuesit një zbritje të çajit në vlerë 50%. 

Aty po ashtu thuhet gjithmonë se kanë mbetur vetëm 5 copë në dispozicion, prandaj duhet porositur sa më shpejt.

Në këtë artikull është përdorur strategjia e njëjtë për tentimin e shitjes së produktit “DiaTea” përmes lajmeve të rreme. Për shitjen e këtij produkti, janë publikuar edhe dy krypometra, më 4 nëntor 2022 dhe 9 nëntor 2022.