array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Promovimi i një ilaçi përmes fakteve të rreme

Deklarata

Mësoni të dalloni realitetin nga trillimi dhe më pas kuroni diabetin!

Faqja e Internetit

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

Artikulli me titull “Mësoni të dalloni realitetin nga trillimi dhe më pas kuroni diabetin!” është i rremë. Në këtë artikull janë bërë shumë konstatime për mënyrën e trajtimit dhe shërbimit të diabetit, e për këtë i janë referuar personit të quajtur Driton Shabani, kinse me specializim në endokrinologji, i cili është person fiktiv. Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK) ka thënë se në Kosovë nuk ka endrokinolog me emër të tillë. Në Kosovë nuk ka institucion publik që quhet Instituti i Endokrinologjisë së Kosovës”, të cilit i janë referuar në këtë artikull. Në tekst janë përdorë 2 fotografi të rreme.

Artikulli

Më 28 tetor 2022, faqja e internetit “Gazeta Mjekësore”, ka publikuar një artikull me titullin “Mësoni të dalloni realitetin nga trillimi dhe më pas kuroni diabetin!”.

Artikulli është shpërndarë edhe në Facebook

Në këtë artikull janë bërë shumë konstatime për mënyrën e trajtimit dhe shërbimit të diabetit, e për këtë i janë referuar personit me emër Driton Shabani, kinse me specializim në endokrinologji. 

Por, Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK) ka thënë se në Kosovë nuk ka endrokinolog me emër të tillë.

“Mjeku Driton Shabani me specializim endokrinolog nuk figuron si anëtar i Odës së Mjekëve te Kosovës.” – thuhet në përgjigjen e OMK.

Artikulli, duke e cituar këtë mjek fiktiv, thotë se kjo sëmundje mund të shërohet nëse përdoret “ilaçi” “DiaTea”, i cili pretendohet të jetë zhvilluar në vitin 2015 nga Instituti i Endokrinologjisë së Kosovës. Por, një institut i tillë nuk ekziston në Kosovë.

Personi në fotografinë e parë, i cili pretendohet të jetë doktori Driton Shabani, është e rreme. Personi në foto është doktori turk Kaan Kirali, i cili është kreu i Kirurgjisë Kardiovaskulare në Spitalin e Arsimit dhe Kërkimit të Specializimit të Lartë “Koşuyolu” në Turqi.

E rreme është edhe fotografia në të cilën pretendohet të jetë qytetarja Ajshe Kastrati, kinse paciente e cila ka shëruar diabetin duke përdorur këtë medikament. Personi në fotografi është publikuar në internet shumë kohë më parë nga media të ndryshme botërore, pra nuk është Ajshe Kastrati.