array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrena për shërimin e diabetit përmes një çaji

Deklarata

Metodat e Kosovës për trajtimin e diabetit mellitus janë vetëm befasuese. Një endokrinologe e njohur gjermane ka dhënë një intervistë të sinqertë për një televizion kosovar

Faqja e Internetit

Vlerësimi

Rrenë

Artikulli me titullin “Metodat e Kosovës për trajtimin e diabetit mellitus janë vetëm befasuese. Një endokrinologe e njohur gjermane ka dhënë një intervistë të sinqertë për një televizion kosovar” është i rremë. Në artikull nuk tregohet se cilit televizion i ka dhënë intervistë. KALLXO.com ka hulumtuar në portalet në gjuhën shqipe dhe nuk ka gjetur se Rudolf Martini nuk ka dhënë ndonjë intervistë për televizion kosovar. I njëjti mjek nuk mund të gjendet në internet që është cituar as nga mediat gjermane apo revista shkencore.

Personi në fotografi, që pretendohet të jetë “doktori” Rudolf Martin, në fakt është Allan Kirk, profesor në Shkollën Universitare të Mjekësisë “Duke” në Karolinën e Veriut. Në këtë artikull është përdorë strategjia e njëjtë për tentimin e shitjes së produktit “DiaTea” përmes lajmeve të rreme. Në një krypometer të publikuar më herët ishte cituar një mjek fiktiv duke shpërndarë panikë dhe duke i sugjeruar personave me diabet që të përdorin ilaçin “DiaTea”.

Artikulli

Më 23 tetor 2022, në faqen “Lajmet KSV Shoqëria” është publikuar artikulli me titullin “Metodat e Kosovës për trajtimin e diabetit mellitus janë vetëm befasuese. Një endokrinologe e njohur gjermane ka dhënë një intervistë të sinqertë për një televizion kosovar”.

I njëjti artikull është shpërndarë në faqen në Facebook “The Limitator new” me përshkrimin “Keqkuptimi kryesor i diabetikëve të Kosovës, i cili shkurton jetën”. 

Në këtë artikull janë bërë shumë konstatime për mënyrën e trajtimit dhe shërimit të diabetit të cilat i janë referuar personit me emër Rudolf Martin, kinse endokrinolog, i cili thuhet se ka dhënë intervistë për një kanal televiziv të Kosovës. 

Në artikull nuk tregohet se cilit televizion i ka dhënë intervistë. KALLXO.com ka hulumtuar në portalet në gjuhën shqipe se Rudolf Martini nuk ka dhënë ndonjë intervistë për televizion kosovar. 

I njëjti mjek nuk mund të gjendet që është cituar as nga mediat gjermane apo revista shkencore.

Personi në fotografi, që pretendohet të jetë “doktori” Rudolf Martin, në fakt është Allan Kirk, profesor në Shkollën Universitare të Mjekësisë “Duke” në Karolinën e Veriut. 

Në citatet që thuhet se janë thënë nga ky mjek thuhet se diabeti mund të shërohet nëse përdoret ilaçi “DiaTea”, i cili thuhet se “është zhvilluar nga shkencëtarët në vitin 2010”, mirëpo nuk përmendet emri i asnjë shkencëtari.

Në këtë artikull është përdorë strategjia e njëjtë për tentimin e shitjes së produktit “DiaTea” përmes lajmeve të rrejshme. Në një krypometer të publikuar më herët ishte cituar një mjek fiktiv duke shpërndarë panikë dhe duke iu sugjeruar personave me diabet që të përdorin ilaçin “DiaTea”.