array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Ripublikimi i lajmit të vjetër si aktual për arrestimin e mjekut

Deklarata

Arrestohet mjeku duke marr bakshish pacienteve

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Me kos

Titulli i artikullit “Arrestohet mjeku duke marr bakshish pacienteve” është i rremë. Zëdhënësi i QKUK-së ka thënë se në muajin dhjetor 2023 nuk është arrestuar asnjë mjekë si i dyshuar për marrje të ryshfetit. Mjeku për të cilin është raportuar në këtë artikull të publikuar më 16 dhjetor 2023 ishte arrestuar më 4 shtator 2023.

Artikulli

Më datë 16 dhjetor 2023, faqja e internetit kohajone.press,(arkiva) ka publikuar një lajm me titull, “Arrestohet mjeku duke marr bakshish pacienteve”.

Artikulli i njëjtë është shpërndarë edhe në faqen e facebook-ut, “Lajmet Sot”,(arkiva) më datë 17 dhjetor 2023.

“Mjeku ortoped S.D nga Drenasi, doktor në QKUK është arrestuar. Prokuroria e Prishtinës ka thënë se ka urdhëruar ndalimin e një doktori me dyshimet për marrje ryshfeti”- thuhet ndër tjerash në artikullin e publikuar në dhjetor 2023.

Krypometër për ta verifikuar këtë lajm ka folur me zëdhënësin e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Shpend Fazliu.

Fazilu ka thënë se gjatë muajit dhjetor 2023 nuk është arrestuar asnjë mjek si i dyshuar për marrje të ryshfetit. 

Ai ka thënë se detajet e lajmit të publikuar së fundmi janë të njëjta me një rast që ka ndodhur gjatë verës së vitit 2023. 

“Ky lajm është i vjetër, pasi doktori S.D është arrestuar verës. I njëjti është suspenduar nga puna, ky është lajm i rrem sepse ka ndodhur shumë më herët”, thuhet në përgjigjen e Fazliut dhënë për krypometër më datë, 26/12/2023.

Krypometri përmes kërkimeve në internet ka gjetur se mjeku Sami Delijaj ishte arrestuar më 4 shtator 2023. Kallxo.com kishte raportuar Delijaj dyshohej se kishte kërkuar nga i dëmtuari Xh. P. shumën prej 450 euro, kurse pas negocimit ishte pajtuar dhe kishte marrë shumën prej 300 eurosh.

Komunikata e Prokurorisë Themelore të Prishtinës
Komunikata e Prokurorisë Themelore të Prishtinës

Në një komunikatë të lëshuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 4 shtator 2023, thuhet se është “ndaluar personit me inicialet S.D., në cilësinë e mjekut në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”, sipas KPRK-së”.