Foto: Nisma Socialdemokrate/Facebook

Mjeku i arrestuar dyshohet se kishte kërkuar 450 euro pas një operacioni

Sami Delijaj, mjeku i arrestuar më 4 shtator në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për marrje ryshfeti, po dyshohet se kishte kërkuar nga i dëmtuari Xh. P. shumën prej 450 euro, kurse pas negocimit ishte pajtuar dhe kishte marrë shumën prej 300 eurosh.

Këtë shumë, sipas prokurorisë me prokurore të çështjes në procedurë paraprake Fitore Sadikaj, i dyshuari Delijaj e ka marrur këtë shumë pasi kishte operuar pacientin R. M., me qëllim që vetes t’i sillte përfitim pasuror të kundërligjshm, duke qenë në cilësinë e personit zyrtar-mjekut ortoped në QKUK.

Sipas dosjes së prokurorisë, Departamenti për Hetimin e Krimeve Ekonimike dhe Korrupsionit kishte kërkuar ndërmarrjen e masave të fshehta hetimore përfshirë vëzhgimin fotografik ose me video në vende publike si dhe monitorimin e fshehtë në këto vende.

Veprimet e ndërmarrja janë bërë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Marrje e ryshfeti”, nga ortopedi Sami Delijaj.

Këtë dyshim, prokuroria e bazon në 2 CD me incizim të masave të fshehta dhe deklaratën e dëshmitarit Xh. P.

Me këtë rast, sot Gjykata gjatë ditës pritet të merr vendim lidhur me kërkesën e prokurorisë për caktimin e paraburgimit.

Sipas prokurorisë, nëse Delijaj gjendet në liri, mund t’i ikë përgjegjësisë penale, e poashtu edhe të ndikojë në dëshmitarin Xh. P., dhe kësisoj ta vështirësonte rrjedhën e procedurës penale.

Pesha e veprës penale, mënyra e kryerjes së veprimit pa shprehur kurrfarë droje, janë arsye tjera që prokuroria përmend në kërkesën e saj për paraburgimin e të dyshuarit Delijaj.

Gjithnjë sipas kësaj dosjeje, veprimet e lartpërmendura ndikojnë në prishjen e imazhit dhe dëmtimit të reputacionit të sistemit mjekësor në përgjithësi.

Të gjitha raportimet lidhur më këtë rast mund t’i ndiqni në këtë LINK.