array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Ish-Presidentja e Kroacisë nuk ka thënë “Kurti duhet të jetë për një kohë të gjatë kryeministër” 

Deklarata

Albin Kurti duhet të jetë për  një kohë të gjatë kryeministër i Kosovës që të përparojë ajo si shtet i pavarur… Presidentja, Kolinda Grabar-Kitarović

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Postimi “Albin Kurti duhet të jetë për  një kohë të gjatë kryeministër i Kosovës që të përparojë ajo si shtet i pavarur… Presidentja, Kolinda Grabar-Kitarović” është i rremë. Kabineti i ish-Presidentes së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq kanë thënë se ish-Presidentja asnjëherë nuk e ka bërë një deklarim të tillë.

Artikulli

Më 14.03.2024 në grupin në Facebook “Lajmi i Fundit Live” (arkiva) është publikuar një postim me titull“Albin Kurti duhet të jetë për një kohë të gjatë kryeministër i Kosovës që të përparojë ajo si shtet i pavarur… Presidentja, Kolinda Grabar-Kitarović”. 

Së bashku me këtë postim është publikuar fotografia e ish-Presidentes së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq dhe e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Për të verfikuar këtë informacion, Krypometër ka kërkuar një përgjigje nga Ambasada e Kroacisë në Kosovë, por ata kanë kërkuar që pyetjet t’i dërgohen kabinetit të ish-Presidentes.

“Ju lutemi që kërkesën tuaj të dërgoni në kabinetin e Presidentit Grabar-Kitarović në adresën…”- thuhet në përgjigjen e Ambasadës së Kroacisë në Kosovë, dhënë më 21.03.2024.

Krypometër ka dërguar pyetje tek kabineti i ish-Presidentës së Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviq

Iva Kovaçeviq, asistente personale e Grabar-Kitaroviq, në një përgjigje për Krypometër, ka thënë se ish-Presidentja nuk e ka thënë një gjë të tillë për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Konfirmojmë se Presidentja Grabar-Kitaroviq nuk e ka dhënë këtë deklarim”- ka thënë Kovaçeviq, në një përgjigje me shkrim për Krypometër, dhënë më 05.04.2024.

Krypometër ka bërë edhe kërkime online nëse ish presidentja ka bërë ndonjë deklarim publik lidhur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti të kësaj gjatë këtij viti apo gjatë kohës sa mbante pozitën e presidentes, por nuk është gjetur diçka e kësaj natyre.

Në prill të 2016, ish presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq kishte vizituar zyrat qëndrore të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR në Prishtinë. Aty ajo ishte takuar edhe me ushtarët kroat që janë pjesë kontribuese e këtij misioni.

Që nga muaji shkurt 2020, President i Kroacisë është Zoran Milanoviq.

Kolinda Grabar Kitaroviq ishte zgjedhur Presidente e Kroacisë më 19.02.2015 dhe kishte mbajtur këtë pozitë deri më 18.02.2020. 

Albin Kurti, për herë të parë, ishte zgjedhur kryeministër i Kosovë më 03.02.2020, por ishte shkarkuar më 25.03.2020 pasi deputetët e Kuvendit të Kosovës kishin votuar mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së tij. 

Ai e kishte udhëhequr qeverinë deri në muajin qershor 2020 kur në krye të qeverisë ishte zgjedhur Avdullah Hoti.