array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Fotografi e manipuluar e kryeministrit Albin Kurti

Deklarata

Skënderbeu i kohërave moderne niset drejt Vlorës

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Videoja e shpërndarë në faqen Drenica Graphic me pamje të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti me mbishkrimin “Skënderbeu i kohërave moderne niset drejt Vlorës” është e fabrikuar. Fotografia reale është publikuar në një media në Kroaci dhe më pas ishte ripublikuar edhe një faqe humoristike në Kosovë.

Artikulli

Më 28 nëntor 2023 faqja në Facebook “Drenica Graphic” ka publikuar një video (arkive) në të cilin shihet një person në një gomar me fytyrën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Në fotografi është vendosur mbishkrimi “Skënderbeu i kohërave moderne niset drejt Vlorës”.

Krypometër ka kontaktuar me zëdhënësin e Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, i cili ka thënë se fotografia është e manipuluar. 

“Kjo është një fake video apo foto që në realitet nuk ka ekzistuar asnjëherë”- ka thwnw Manxhuka pwr Krypometër.

Përveç kësaj, postimi ishte shpërndarë me titullin: “SI QUHET KY KOMANDANT? VETERANI I CILES LUFTË?”

Krypometër përmes “TinEye” ka gjetur se fotografia reale ishte publikuar për herë të parë në muajin janar të vitit 2019. Në fotografinë origjinale nuk është Albin Kurti, por një person tjetër, fotografi e publikuar nga faqja humoristike “Humor pa kufi”.

Kryepometër ka gjetur se burimi i kësaj fotoje është në faqen satirike (arkive) kroate Zagorci ku është postuar disa herë nga viti 2019 e tutje.

Madje, postimi i shpërndarë në faqen Sabit Iztarcian Novi Proil (arkive) në postimin më 10 maj 2021 me mbishkrim “oznaci prijatelja koji voli motore”, e cila kishte marrë rreth 9 mijë komente, 3,500 reagime e 77 shpërndarje.