array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Fotografi e manipuluar e Behgjet Pacollit

Deklarata

mulla Pacolli

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Me kos

Fotografia e Behgjet Pacollit me kapelë të hoxhallarëve, me mbishkrimin “mulla Pacolli”, është e fabrikuar. Në fotografinë reale të Pacollit, i njëjti nuk është me kapelë të hoxhallarëve. Këshilltari i tij, ka thënë se këto fabrikime po bëhen me qëllim të njollosjes së figurës së Pacollit. 

Artikulli

Më 16 dhjetor 2023 faqja në Facebook, ‘A news24’(arkiva), ka publikuar një fotografi të kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli me kapelë të hoxhallarëve me mbishkrimin, ‘mulla Pacolli’.

Anash fotografisë shkruan se kryeministri nuk guxon t’i lexojë letrat e Pacollit, duke iu referuar lajmit se Behgjet Pacolli i kishte shkruar një letër të hapur kryeministrit, Albin Kurtit.

Krypometër ka kontaktuar me këshilltarin e Pacollit, Jetlir Zyberaj për të verifikuar vertetësinë e postimit dhe fotografisë së Pacollit.

Zyberaj për Krypometër tha se Pacolli nuk ka publikuar ndonjë fotografi me një kapelë të tillë. Ai ka thënë se fotografia e publikuar është e manipuluar.

“Janë manipulime kibernetike. Besoj që janë për qëllime përfitimi, mashtrimi. Ky nuk është rasti i parë, ka edhe raste tjera kur përdoret imazhi për gjoja lojëra shpërblyese ose gjëra të tilla”- thuhet në përgjigjen e Zyberajt të datës 26/12/2023.

Tutje, Krypometër përmes mjeteve të kërkimit të fotografive si “Google Lens” dhe “TinEye” ka gjetur se Behxhet Pacolli, më 2 korrik të këtij viti e kishte postuar një shkrim të gjatë drejtuar kryeministrit Kurti së bashku me një fotografi.

“Letër e hapur Kryeministrit tē Kosovës Albin Kurtit. I nderuar kryeministër Kurti, E shkruaj këtë letër me dashamirësi, në interes të Republikës së Kosovës. E di që shumë nga mbështetësit tuaj, pa ndonjë arsye apo të drejtë, do të më sulmojnë, do të më ofendojnë dhe do të përpiqen të më poshtërojnë. Por kjo është Kosova e sotme, ku populizmi mposht arsyen”- fillon shkrimi i Pacollit.

Pacolli në këtë postim e kishte publikuar të njëjtën fotografi që e ka përdorur edhe faqja e facebook-ut, ‘A news24’ por, pa kapelë të hoxhallarëve.