array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Deklarata që rrejshëm i mveshet ish-presidentit Thaçi

Deklarata

Po sa të kthehem, do ti fitoj zgjedhjet dhe do ta udhëheqi Kosovën me shumë suksesë

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Përshkrimi “Po sa të kthehem, do ti fitoj zgjedhjet dhe do ta udhëheqi Kosovën me shumë suksesë”, në fotografinë e ish-Presindentit Hashim Thaçi, është i rremë. Presidenti Hashim Thaçi që nga 05 nëntor 2020 është në burg në Hagë dhe nuk mund të ketë komunikim me publikun. Nga  ekipi mbrojtës i Thaçit kanë thënë se një deklaratë e tillë nuk është bërë nga ai.

Artikulli

Më 3 korrik 2023, faqja e Facebook-ut “Kaçaniku ME Rrethinë” dhe “Kosova e Re” kanë publikuar një fotografi të ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi me përshkrimin “Po sa të kthehem, do ti fitoj zgjedhjet dhe do ta udhëheqi Kosovën me shumë suksesë…” (Arkiva).

Faqet pretendojnë se një deklaratë të tillë e ka thënë ish-presidenti, Hashim Thaçi.

Krypometri ka kontaktuar me këshilltarin e ish-presidentit, Artan Behrami, i cili vazhdon të ndihmojë ekipin mbrojtës të Thaçit, për KALLXO.com ka thënë se Thaçi është në Hagë prej 5 nëntorit të 2020-tës dhe nuk e ka mundësinë e komunikimit, teksa shton se deklarata është e rreme.

“Presidenti Thaçi që nga 05.11.2020 është duke u përballur me akuza të padrejta në Hagë. Ai nuk e ka mundësinë e komunikimit me publikun. Prandaj kjo deklaratë është lajm i rrejshëm”- ka thënë Behrami.

Ish-presidenti, Hashim Thaçi, bashkë me ish- krerët e UÇK-së Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi po akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Gjykata Speciale. Ata janë deklaruar të pafajshëm për akuzat në fjalë.

Shënim: Artikullit i është edituar titulli