Foto: KALLXO.com

Pa ujë në vikend, Mitrovica e Jugut, ajo e Veriut dhe Skenderaj

Kompania e Ujësjellësit në Mitrovicë ka njoftuar se gjatë vikendit do të ketë ndërprerje të ujit të pijes.

Sipas njoftimit të bërë nga kjo kompani, të shtunën në Mitrovicën e Jugut në atë të Veriut dhe në Skenderaj nuk do të ketë ujë gjatë gjithë ditës.

“Njoftojmë konsumatorët e Mitrovicës (Jug dhe Veri) dhe Skenderajt se të shtunën me datë: 13.03.2021. do të ketë ndërprerje të ujit të pijes dhe atë nga ora 09:00 – 17:00”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit arsyeja e ndërprerjes është sepse kompania “Iber Lepenc” e cila menaxhon kanalin e ujit të papërpunuar nga i cila ujësjellësi furnizohet me ujë të papërpunuar do të punoj në vendosjen e ujëmatësit në Stacionin e Pompave në Lushte.

“Luten të gjithë konsumatorët individual, institucional, bizneset etj., që të sigurojnë sasi të mjaftueshme të ujit për nevojat e tyre në mënyrë që mos të hasin në vështirësi me rastin e kryerjes së veprimtarive të tyre”, thuhet në njoftim.