Foto: KALLXO.com

Punimet në ujësjellës - TC 'Kosova B', dy fshatra të Obiliqit dhe një i Vushtrrisë mbeten pa ujë deri nesër

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Prishtina’ ka bërë të ditur se shkak të punimeve, pa furnizim me ujë kanë mbetur termocentrali ‘Kosova B’ dhe tri fshatra, dy të Obiliqit e një i Vushtrrisë, deri të mërkurën.

Sipas njoftimit, për shkak se punimet do të kryhen në devijimim e gypit fi 200 mm te nënkalimi afër ‘Kosova B’ është ndërprerë uji për Kosovën B, fshatin Plemetin, Prelluzhë dhe Hamidi.

Ujësjellësi potencon se ndërprerja e ujit do zgjasë deri nesër ora 14:00.