Inspektorët e KRU Prishtina zbulojnë dhjetëra kyçje ilegale në ujë të pijshëm
22.7.2023 - 20:17
Me dhjetëra kyçje ilegale në ujin e pijshëm janë gjetur sot nga inspektorët e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” sh.a.
Këto kyçje u tha nga ana e KRU Prishtina se u zbuluan në rrugën “Enver Maloku” në kryeqytet.
Sipas Kompanisë së Ujësjellësit uji i pijshëm u përdor për ujitjen e kopshteve.
“Sa bukur duket kopshti i blertë i ujitur, mbajtur e rritur me ujë të pijshëm. Ja të pandërgjegjshmit, turp” – thuhet nga njoftimin e KRU-së.
Në këtë postim janë bashkëngjitur edhe disa fotografi të bëra gjatë inspektimit në terren.