Foto: Kallxo.com

Kadri Veseli kritikon PDK-në thotë se duhet ndalu punësimi i 3-4 familjarëve

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli tha se është vetëkritik sa i përket punësimeve me baza partiake nëpër institucionet e Kosovës.

“Unë jam edhe vetëkritik, partia ime ka disa vite që është në pushtet, por duhet ndalur kjo praktikë që kush e ka më së afërti pushtetin, me i punësu njerëzit e vet, nga Partia Demokratike e Kosovës, në parti tjera. Pastaj disa nuk po lodhen, nuk po mërzitën. Ka 3-4 vetë. Këta njerëz do të ndaljen, këta njerëz do t’i ndalim”, u zotua Veseli.

Këto deklarata, kreu i PDK-së i bëri në Konferencën e projektit të Ambasadës Britanike për Rekrutimin e Pozitave të Larta Drejtuese.

Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN Kosova) në kuadër të bashkëpunimit me Ambasadën Britanike është duke punuar në monitorimin e proceseve të rekrutimit në disa institucionet.

https://kallxo.com/e-pranon-veseli-kush-e-ka-pushtetin-i-ben-punesimet/