Ajri i ndotur në Fushë-Kosovë - Foto: KALLXO.com

Kadri Veseli Kërkon Seancë për Ajrin e Ndotur

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka bërë të ditur se ka iniciuar mbajtjen e një seancë të jashtëzakonshme, për marrjen e masave konkrete lidhur me përmirësimin e cilësisë së ajrit në Prishtinë.

Veseli ka deklaruar se është i nevojshëm një plan nacional për të shmangur përsëritjen e një situate të tillë.

“I shqetësuar tej mase me cilësinë e ajrit në Prishtinë, kam iniciuar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, që të kërkojmë nga të gjitha institucionet ndërmarrjen e masave të menjëhershme konkrete për përmirësimin e kësaj gjendjeje”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Ajri në kryeqytet ditëve të fundit u klasifikua në të kuqe, ose në kategorinë i pashëndetshëm.