Haradinaj Pret Rita Orën me një Dhuratë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në zyrën e tij, këngëtaren me famë botërore Rita Ora e cila po viziton Kosovën në 10 vjetorin e pavarësisë.

Në këtë vizitë, Haradinaj i dhuroi asaj një hartë të Kosovës të punuar nga ari duke e falenderuar që do të performojë për publikun Kosovar.

“Në 10 vjetorin e pavarësisë, Kosova është shumë me fat, ka ardhur ylli ynë i Kosovës, e falenderoj nga zemra për ardhjen, me uru pavarësine me artin aq të mirë të muzikës”, tha Haradinaj.

Në anën tjetër, Ora u shpreh mirënjohjëse duke thënë se shpreson të vazhdojë të bëjë krenar atë.

”Faleminderit që Kryeministri ka kohë të kalojë me mua, shpresojsoj që do të vazhoj të ju bëj krenarë”, tha Ora.