Rita Ora vjen në Kosovë, pritet nga kryetari Përparim Rama

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka ardhur sot në Kosovë.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një fotografi krah artistes duke zbuluar se ndodhet në Kosovë.

Ajo është e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, regjisori nga Zelanda e Re, Taika Waititi.

“Mirë se erdhe në shtëpi dhe urime ditëlindjen Rita Ora”- shkruan Rama.