Rita Ora, Foto: Facebook

Nata e parë e ‘Eurovisonit’, Rita Ora ndezi skenën në ‘Liverpool Arena’ - VIDEO

Gjysmëfinalja e parë e festivalit evropian të këngës në “Eurovisionit” që u është mbyllur me mbrëmë kaloi nën hijen e performancës fantastike të këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora.

Këngëtarja me origjinë nga Kosova, Rita Ora u paraqit në skenën e “Liverpool Arena” deri sa po votohej për të zgjedhur 10 finalistët e natës së parë të “Eurovizionit”.

Performanca e Ritës elektrizoi skenën e “Evrovizionit”, të cilën ajo vetë e shprehu përmes një postimin në rrjetet sociale pak pas performanëcs, duke thënë se ishte e nderuar me prezantimin në skenën e këtij festivali.

“Faleminderit ekipit të Liverpool, dhe natyrisht juve, fansave të mi të jashtëzakonshëm. Shpresoj se ju ka pëlqyer aq shumë sa unë kam dashur ta interpretoj atë, duke dërguar dashuri për të gjithë që shikojnë nëpër Evropë dhe natyrisht, Ukrainën. Qëndro e fortë, të gjithë të duam”- ka shkruar Rita Ora në rrjetet sociale.

Finalist të gjysmëfinales së parë finalistë u zgjodhën: Zvicra, Suedia, Kroacia, Moldavia, Finlanda, Çekia, Izraeli, Portugalia, Serbia dhe Norvegjia.

Këtë viti, Shqipëria përfaqësohet me këngëtaren Albina Kelmendi- “Albina & Familja Kelmendi” me këngën “Duje”.

Përfaqësuesja e Shqipërisë do të këndojë në gjysmëfinalen e dytë të “Eurovizonit” që mbahet, nesër  me 11 maj po në “Liverpul Arena”.  Përveç Shqipërisë, në natën e dytë në garë janë edhe Austria, Armenia, Belgjika, Estonia, Danimarka, Rumania, Qipro, Islanda, Greqia, Polonia, Sllovenia, Gjeorgjia, San Marono dhe Austria.

Edicioni i sivjetmë i “Eurovizionit” po mbahet në Liverpul të Britanisë së Madhe, edhe pse edicioni i kaluar ishte fituar nga Ukraina, por për shkak të luftës organizatorët vendosin ta mbani në Britani.

Albina Kelmendi është e treta këngëtare nga Kosova që përfaqëson Shqipërinë në “Eurovision”. Më herët Shqipëria është përfaqësuar edhe nga Rona Nishliu me këngën “Suus” dhe Linda Halimit me “World”.

Për herë të parë Shqipëria u prezantuar në “Eurovision” në 2004 me Anjeza Shahinin.